Isabel dos Santos, vajza e madhe e ish-Presidentit të Angolës, është shndërruar në miliarderen e parë në historinë e Afrikës, tregoi revista financiare amerikane “Forbes”.

40-vjeçarja zotëron aksione në disa firma portugeze, përfshi një televizion kabllor dhe një bankë angoleze.

E ndihmuar nga pasuria e familjes, Isabel hyri në botën e biznesit duke ngritur një restorant në Luanda, kryeqytetin e Angolës.

Një prej vendeve më të mëdha të Afrikës, Angola vuajti një luftë të përgjakshme civile 27-vjeçare, pas fitimit të pavarësisë nga Portugalia, por nga 2002 është shndërruar në një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë.

Interesat e vajzës së ish-presidentit në kompanitë e nxjerrjes së naftë, në fushën mediatike dhe aksionet në bankën e investimeve, ndihmuan Isabl që të akumulonte këtë pasuri përrallore, të cilës asnjë grua afrikane nuk i është afruar ndonjëherë më parë.

Megjithatë, Isabel është detyruar të paguajë një kosto të lartë për pasurinë e saj, atë në popullaritet, ku shumica e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme me më pak se dy dollarë në ditë, shpreh një antipati të thellë ndaj saj në sondazhet publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA