Në manualet e gazetarisë thuhet se lajmi i keq është lajm i mirë. Por duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse në bazë të këtij parimi duket se media shqiptare po nxihet çdo ditë, me pak fjalë transmeton më së shumti lajme për vrasje, vetëvrasje si dhe aksidente. Megjithatë ende mund të gjesh ndonjë lajm pozitiv.

Në Palazzo Madama të Torinos në Itali, u shpalos një pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore e Shqipërisë që nga lashtësia e deri në shekullin e XVII. Janë rreth 150 vepra arti që mund të shihen në këtë muze deri më 7 prill.

Meqë jemi te ekspozitat shqiptare jashtë vendit, se këtu kanë përfunduar me kohë, prodhimet “made in Albania” u prezantuan për herë të parë në panairin më të madh bujqësor në Gjermani. Vera shqiptare, frutat dhe perimet e përpunuara, bimët medicinale apo nënproduktet e qumështit u paraqitën nga 10 kompani shqiptare pjesëmarrëse në këtë eveniment. Panairi më i njohur dhe i madh në botë, “International Green Week”, zhvillohet çdo vit në Berlin të Gjermanisë. Një veçori e këtij panairi ishte dhe pjesëmarrja e Kosovës me një stendë të veçantë vendosur përkrah stendës së Shqipërisë.

Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Brazil kanë filluar të aktivizojnë sportitsët pjesëmarrës. Në një displinë pothuajse të panjohur në vendin tonë, Takeëondo, janë dy vëllezër Brus dhe Stiven Jakupi që duan të përfaqësojnë Shqipërinë. Vëllezërit binjakë kanë katër vjet që ushtrojnë këtë sport dhe shpresojnë të ngrejnë lart flamurin kuq e zi.

Në mes shumë klasifikimesh, shumëkush pyet se cila është pija më e pëlqyer në botë. Sipas një studimi, pija më e dashur është shpikur nga një shqiptar. Në fakt bëhët fjalë për një lloj vodke të quajtur “Konik’s Tail” dhe krijuesi i saj është Pleurat Shabani. Vodka e cila njihet si polake, për shkak se disa nga përbërësit merren në pyjet e Polonisë, gjendet vetëm në lokalet e Britanisë së Madhe, ndërkohë kanë filluar kërkesat nga Nju Jorku dhe Moska.

Dhurimi i organeve është një nga vendimet më domethënëse për një njeri. Por ky akt human tranformon në një menyrë të jazhtëzakonshme jetën e personit marrës. E tillë është historia e Majkëll Lord, i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje në veshka, por jeta e tij ndryshoi përgjithmonë pasi dikush vendosi t’i dhuronte veshkën.

Mjekësia vazhdon të surprizojë me arritjet e saj. Një sëmundje e lëkurës i dëmtoi plotësisht hundën një burri anglez. Por prej disa muajsh mjekët po i përgatisin një hundë të re, të cilën e kanë mbjellur në krahun e pacientit. Kjo gjë po arrihet falë përdorimit të qelizave staminale dhe një proteze të posaçme. Gjithsesi rezultati do të duket pas gjashtë muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA