Hetime për përmbytjet në Fier dhe Durrës

25/01/2013 00:00

Sipas Zyrës së Shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme dy prokurori, ajo e
Fierit dhe e Durrësit kanë nisur hetimet për përmbytjet në këto dy
qytete dhe rrethinat e tyre.

Sipas ketij njoftimi per mediat hetimet nisen kryesisht bazuar ne denoncimet e qytetareve te mberritura ne Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas Zyres se Shtypit Prokuroria dyshon se autoritetet lokale nuk kane mbushur detyren per marrjen e masave per perballimin e situatave metereologjike.

Hetimet per dyshimet mbi shperdorim detyre po zhvillohen nga dy prokurorite e rretheve ne Shtabin e Emergjencave Civile prane profekturave te qarqeve, po ashtu edhe ne bashkite e Durresit dhe te Fierit, ne komunat e ketyre qarqeve dhe agjensi te tjera qe kane per detyre mirembajtjen e sistemeve kulluese dhe qe kane pergjegjesi per menaxhimin e situatave te tilla.

Po ashtu thote njoftimi objekt hetimi jane edhe vendimmarrjet ne punime, te cilat kane demtuar dhe bllokuar kolektore e kanale kulluese ne keto zona. Me tej njoftimi zyrtar informon publikun se per llogari të hetimit do të shfrytëzohen edhe informacionete institucioneve përgjegjëse lokale për masat e marra, për personat përgjegjës dhe për zbatimin e rregullave teknike dhe ligjore në rast e situatave të vështira atmosferike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB