Elbasan, tentohet të grabitet pika e këmbimit valutor

25/01/2013 00:00

Një tentative grabitje është regjistruar mbremjen e se enjtes në qytin e
Elbasanit. Pre e grabitesve të armatosur ka qene nje pike e kembimit
valutor ne qender te qytetit.

Grabitësit me një mjet tip golf kane ndaluar para kembimit valutor dhe te armatosur me pistoleta kane hyre brenda. Arketarja ka arritur te aktivizoje ne kohe sistemin e alarmit dhe grabitesit jane larguar pa arritur te marrin asgje.  

Ne vendngjarje ka mberritur grupi i hetimit i cili po mbledh te dhena per te bere te mundur identifikimin e grabitesve. Nderkohe jane marre ne pyetje pronari i biznesit dhe arketarja, e cila ndodhej ne gjendje shoku. Vetem një muaj me pare ne qytetin e Elbasanit u grabit nje argjendari nga persona te armatosur te cilet ende janë te lire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB