“CNN” përfshin sportin në programacion

25/01/2013 20:10

Rrjeti amerikan i lajmeve “CNN” ka vendosur të përdorën “kartën” e sportit për të rikuperuar një pjesë të audiencës së humbur.

Përballë rënies së vazhdueshme të shikueshmërisë, gjigantët e informacionit 24 orë në 24 kanë vendosur të pasurojnë programin e tyre informativ me një fushë të neglizhuar qëllimisht më parë në “CNN”, sportin.

Në të shkuarën, rrjeti ka pretenduar se sporti nuk përfshihet në filozofinë e tij, por tashmë është detyruar që të ndryshojë qëndrim.

Lajmin për hapësirën që do t’i dedikohet tërësisht ngjarjeve sportive në fundjavë, e njoftoi vetë presidentii rrjetit, Jeff Zucker.

Programi i ri do të drejtohet nga një prej gazetarëve më të njohur sportivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rachel Nichols, i cili shërbente për rrjetin “ESPN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA