Pentagoni krijon “poste” për ushtaraket femra

24/01/2013 00:00

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, ka vendosur të heqë ndalimin e pjesëmarrjes së ushtareve femra në vijën e parë të luftës, bëri të ditur një zyrtar i Pentagonit.

Lëvizja mund të krijojë qindra-mijëra pozicione në vijën e parë dhe shumë vende pune për gratë komando elitare. Është përmbysur kështu një ligj i vitit 1994, që ndalonte gratë të përcaktoheshin në njësitë e vogla luftarake tokësore.

Por, ushtria do të duhet të presë deri në 2016-n, për të argumentuar nëse ndonjë post specifik do t’u ndalohet sërish ushtareve femra. Vendimi pritet të shpallet formalisht gjatë së enjtes.

Zyrtari i Mbrojtjes tha për BBC: “Ky ndryshim politike do të iniciojë një proces, ku shërbimet do të zhvillojnë planet për të implementuar këtë vendim, i cili u mor nga sekretari i mbrojtjes me rekomandimin e shefave të shtabit”.

Shefave ushtarakë do t’u kërkohet të raportojnë te zoti Panetta, duke nisur nga 15 maji, për planet fillestare të tyre mbi implementimin e politikës së re.

Disa detyra priten të bëhet të disponueshme për gratë këtë vit, ndërsa të tjera, përfshi këtu ato të forcave speciale si “Navy Seals” dhe “Delta Force”, do të duhet të presin një kohë më të gjatë. Ky vendim mund të krijojë më shumë se 230 mijë role ushtarake për femrat, shumica e të cilave në njësitë e këmbësorisë.

Drejtuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat, Carl Levin, mirëpriti vendimin: “E mbështes këtë vendim, sepse reflekton realitetin e operacioneve ushtarake të shekullit të XXI”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA