Merkel: Kursime në të gjithë Europën

24/01/2013 21:15

Vendet europiane duhet të vazhdojnë reformat e tyre të kursimit, në mënyrë që të reduktojnë borxhet kombëtare, deklaroi Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, gjatë një fjale të mbajtur në punimet e Forumit Ekonimik të Davosit.

Duke folur përpara forumit, Merkel deklaroi se Europa “duhet të zbatojë reforma strukturore sot, në mënyrë që të jetojë më mirë nesër”.

Ajo shtoi se ishte vendimtare për vendet europiane që të punojnë fuqimisht për të përmirësuar mjedisin e konkurrencës ekonomike.

Më parë, në fjalën e mbajtur në të njëjtin forum, kryeministri i Holandës, kërkoi reforma të menjëhershme që nxisin rritjen.

”Është stresuese se si Bashkimi Europian është kaq i fokusuar në mënyrat e menaxhimit të krizës dhe kaq pak i interesuar në reformat që do të nxisin rritjen”, deklaroi kryeministri Rutte.

Megjithatë, e palëkundur nga mendimi i kundër i homologut të saj, Merkel theksoi se “rritja ekonomike dhe reformat strukturore duhet të ecin me të njëjtin hap”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA