Mali, fraksioni islamik kërkon paqe

24/01/2013 16:30

Një prej grupeve islamistë që luftojnë kundër Francës dhe qeverisë vendase në veriun e Malit kërkoi “paqe” dhe “dialog”, raportoi të enjten “Agence France Presse”.

Sipas “AFP”-së, një zhvillim i tillë tregon se përballë ndërhyrjes franceze dhe epërsisë të padiskutueshme ushtarake, grupet militante kanë filluar të përçahen.

Në një komunikatë, Lëvizja Islamike e Azavadit (LIA) lajmëroi se ndahej nga grupimi kryesor që udhëheq luftën e terroristëve, “Ansar Dine” dhe se tërhiqej nga çdo formë e “ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Komunikata ishte e firmosur nga udhëheqësi i grupit, Alghabass Ag Intalla, një anëtar me ndikim i “Ansar Dine”-s dhe një prej figurave me më shumë ndikim mes xhihadistëve në Malin Verior.

Franca ka dërguar disa mijëra trupa në Mali, për të ndërprerë avancimin e islamistëve që kërcënonin pushtimin e të gjithë vendit, pasi shpallën një shtet të pavarur të panjohur ndërkombëtarisht në gjysmën veriore të shtetit afrikan.

Gjatë javës së shkuar, kombiminimi i bombardimeve franceze, i operacioneve të forcave komando, në bashkëveprim me trupat qeveritare maleze, lejoi një mësymje të gjerë mbi territorin e mbajtur nga rebelët dhe rikthimin e disa qyteteve kryesore nën administrimin e qeverisë.

Në dhjetë muajt e fundit, të fuqizuar nga armatimet e siguruara gjatë krizës libiane (2011-12), tre grupime të fuqishme islamike arritën të vendosnin veriun e Malit nën administrimin e tyre.

LIA është një prej fraksioneve kryesore të lëvizjes më të rëndësishme islamike, të njohur me emrin “Ansar Dine”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA