Korea e Veriut njofton se po vazhdon planet e saj, për një test të ri të tretë bërthamor.
Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve KCNA, drejtuesit më të lartë ushtarakë të vendit kanë bërë të ditur se “do të mbajmë teste bërthamore të nivelit të lartë”, ndërkohë që lëshimi i një rakete me rreze të gjatë mund të ketë për objektiv goditjen e SHBA-ve.
Deklarata nuk jepte informacione mbi periudhën e mbajtjes së testimeve, ndërkohë që Korea e Veriut ka zhvilluar dy teste më të hershme nukleare, në 2006 dhe 2009.
Lëvizja vjen 2 ditë pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit në OKB, ndëshkoi lëshimin e raketës së fundit të Koresë së Veriut.
“Ne nuk jemi duke fshehur faktin, që disa raketa të ndryshme me rreze të gjatë dhe satelitë që po lëshojmë, si dhe testimet e niveleve të larta bërthamore që do të zhvillojmë, kanë për objektiv Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare për KCNA.
Raportimet sugjerojnë se Korea e Veriut ka nisur tashmë përgatitjet për testin e tretë bërthamor, duke vërtetuar zërat që qarkullojnë prej javësh. Fqinjët e rajonit dhe SHBA-të kanë urdhëruar vendin komunist të ndërpresë procedurat.
Të martën, Këshilli i Sigurisë zgjeroi sanksionet ndaj Penianit, pas lëshimit të raketës në dhjetor, një veprim që konsiderohet nga SHBA-të si testim i ndaluar i raketave me rreze të gjatë veprimi.
Top Channel