Ekspertët rekomandojnë vrapimin me barkun bosh

24/01/2013 17:40

Stërvitja herët nëmëngjes me barkun bosh ndihmon për të djegur deri 20% kalori, tregoi një studim i ri.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Northumbrias në Britaninë e Madhe, kushdo që arrin të përballojë urinë me të cilën zgjohemi dhe vë trupin në lëvizje me vrapim apo stërvitje të një lloji tjetër, arrin të përfitojë 20% më shumë efekte pozitive në reduktimin e dhjamit, krahasuar me të njëjtin ushtrim në një moment tjetër të ditës.

Studimi i grupit kërkimor u fokusua në 12 persona, të cilëve iu kërkua që të realizonin të njëjtat ushtrime në orën dhjetë të mëngjesit, disa herë pa ngrënë dhe herë të tjera pasi kishin konsumuar mëngjes, gjatë një periudhe të caktuar kohe.

Drejtuesit e këtij studimi, doktorët Emma Stevenson dhe Javier Gonzales zbuluan se ata që stërviten në mëngjes pa ngrene, nuk përjetojnë rritje oreksi gjatë ditës, për të kompensuar aktivitetin e mëparshëm.

Djegia e kalorive dhe dhjamit, jo vetëm që është më e lartë, por mëngjesi pas stërvitjes shuan oreksin, duke bërë efektet edhe më të prekshme për organizmin.

Ndërkohë, tek ata që konsumojnë mëngjes përpara se të stërviten, stërvitja shërben për të djegur kaloritë e konsumuara pas zgjimit dhe si rrjedhojë, përjetojnë ndienjën e urisë shpejt pas përfundimit të aktivitetit, duke ndikuar në një drekë më të rëndë që redukton efektet pozitive të sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA