“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme Përmes deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike renditi humbjet që ka
pësuar Shqipëria dhe shqiptarët nga mosmarrja e statusit të vendit
kandidat, si pasojë e mosvotimit të tre ligjeve nga opozita.
“Edhe sot ne e ftojmë Ramën për t’u bashkuar me ne në procesin e integrimit europian. Mosvotimi i tre ligjeve bllokon statusin, por dëmton interesat e çdo shqiptari. Me bllokimin e statusit, Rama i ka hequr shqiptarëve mundësinë që të futen në tregun europian të punës, i ka vështirësuar mundësinë e shkëmbimeve tregtare dhe i ka ngushtuar horizontin biznesit shqiptar, i ka hequr mundësinë e së paku 30 milionë eurove investime të menjëhershme nga projektet e bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Vetëm me urdhërin e tij për të mos votuar tre ligjet të rinjtë dhe studentët shqiptarë humbasin mundësinë që të studiojnë dhe të financohen në studimet nga fondet e Bashkimit Europian për të studiuar në Universitetet më të mira të botës, sikurse përfitojnë bashkëmoshatarët e tyre në vendet që kanë marrë statusin. Duke mos votuar tre ligjet zoti Rama i ka hequr pushtetit lokal shumë projekte në shërbim të qytetarëve të tyre, komunat, bashkitë dhe qarqet e Shqipërisë nuk do të mund të përfitojnë projekte të drejtpërdrejta të Bashkimit Evropian”, tha Bogdani.
Top Channel