Rusi, i ftohti polar, 207 të vdekur

23/01/2013 10:00

Dimri i acartë rus i ka kushtuar jetën 207 personave, 18 prej të cilëve në 24 orët e fundit, informoi të mërkurën Agjensia Ruse e Lajmeve, “Ria Novosti”.

Sipas mjeteve të tjera të komunikimit, shifra e personave të ngrirë apo të përfshirë në aksidente për shkak të akullit dhe dëborës mund të jetë më e lartë, pasi jo të gjitha vdekjet janë numëruar zyrtarisht.

Rajonet më të goditura janë ato të Tiunmenit dhe Çeliabiskut, në zonën e maleve Urale, ku temperaturat që kanë prekur -40 gradë celcius i kanë kushtuar jetën 41 dhe 37 personave perkatesisht.

Në Altai, në Siberi, janë regjistruar edhe 24 viktima të tjera.

Megjithatë, temperaturat polare nuk kanë krijuar probleme të mëdha në sistemin e transportit, me aeroportet dhe autostradat kryesore të mbetura të hapura, edhe falë një tradite të gjatë përballimi të dimrave veçanërisht të ashpër në Rusi.

Temperaturat e ulta, aktualisht kanë përfshirë të gjithë Europën Lindore, me Poloninë që numëron mbi 100 viktima dhe dhjetëra të vdekur në Ukrainë, Bullgari apo Bjellorusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA