Qëllohet miku i Elton Delisë

23/01/2013 00:00

Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i
vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në
momentin që po futej në automjetin e tij “BMW” me targa AA 678 BR.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth
orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës.

Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa të pranishmit në vendngjarje e kanë transportuar 40-vjeçarin në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Një grup hetimor është ngritur për këtë ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund të jetë për larje hesapesh mes bandave të trafikut të narkotikëve, ku bënte pjesë edhe Deliu.

Megjithatë, burimet policore thanë se po hetojnë fillimisht për rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme, për identifikimin e autorëve. Në vendngjarje janë marrë në pyetje dhjetëra persona, të cilët kanë sqaruar se automjeti është sulmuar befasisht. Dëshmitarët kanë dhënë sqarime në polici, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për ndonjë konflikt të mëparshëm të 40-vjeçarit.

Burime policore por edhe vendimi i gjykates nxorrën emrin e Admirim Sakos, si njeriu qe administronte pronat e ish-mikut te tij te ngushte Elton Deliu. Deliut iu sekuestruan disa prona, 50 hektarë truall në komunën Kashar, tre ambiente biznesi bar-kafe në kryeqytet, tre llogari bankare në shumën prej 290 mijë dollarësh, një apartament në Tiranë dhe 5 automjete të markave të ndryshme, të cilat në total kapin vlerën e 3 milionë eurove. Gjykata kishte vendosur ne sekuestro preventive edhe 20 llogari bankare në emër të Elton Deliut, nënës së tij Fluturës, Admirim Sakos dhe shtetasve A. Çaushi dhe A. Musaraj.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA