“Petraeus”, Gjenerali amerikan Allen i pafajshëm

23/01/2013 02:30

Krye gjenerali amerikan në Afganistan, John Allen, është shpallur i pafajshëm në lidhje me akuzën e sjelljes së pahijshme nga Pentagoni, për e-mail-et e papërshtatshme të dërguara ndaj Jill Kelley, personalitet i Florida-s.

Kandidatura e tij për të kryesuar komandën e NATO-s në Europë është lënë pezull, që nga momenti i raportimit se e-mail-et ishin të papërshtatshme.

Gjeneral Allen, për këtë shkak, do të japë dorëheqjen nga posti i tij në Afganistan, në muajin shkurt.

Ankesat për ngacmime nga zonja Kelley, detyruan FBI-në të zbulonte një lidhje jashtëmartesore mes ish-shefit të CIA-s, David Petraeus, dhe biografes së tij. Ky u dorëhoq gjithashtu pak kohë më vonë nga publikimi i ngjarjes.

Zyrtarë të mbrojtjes thanë për “Associated Press” se Shtëpia e Bardhë nuk ka vendosur ende, nëse do të vazhdojë më tej me kandidaturën e Allen si Komandant Suprem të forcave aleate në Europë.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, tha se departamenti i mbrojtjes “u gëzua, pasi mësoi se akuzat për sjellje jo profesionale nuk u vërtetuan”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA