Ofendoi mbretin, 10 vjet burg kryeredaktorit

23/01/2013 10:10

Somyot Pruksakasemsuk, një aktivist i njohur politik në vendin e tij, u dënua nëpërmjet një ligji që konsideron si një vepër të rëndë penale fyerjen apo cënimin e çfarëdoshëm të familjes mbretërore, që udhëheq vendin aziatik me 67 milionë banorë.

Bashkimi Europian, grupe në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe shoqata të gazetarëve në të gjithë botën e dënuan vendimin, i cili sipas tyre “minion seriozisht lirinë e shprehjes dhe të shtypit në Tajlandë”.

Sipas përfaqësuesit të BE-së në Bangkok, “një vendim i tillë dëmton seriozisht imazhin ndërkombëtarë të Tajlandës si një shoqëri e lirë”.

Somyot dhe revista e tij u mbyllën pas mbështetjes që ai i dha “këmish-kuqve”, siç u bënë të njohur protestuesit, që në vitin 2010 tentuan të përmbysnin qeverisë.

Dy artikujt për të cilët ai u dënua, u publikuan me pseudonime, të cilat gjykata arriti të provonte se i përkisnin në të vërtetë kryeredaktorit.

Pesë ditë përpara arrestimit në prill 2011, Pruksakasemsuk u bë nismëtar i një peticioni që kërkonte shfuqizimin e nenit 112 të kodit penal, i cili është ai që ndëshkon cënimin apo kritikimin e mbretit dhe familjes mbrëtërore.

Aktualisht, Tajlanda udhëhiqet nga mbreti 85-vjeçar, Bhumibol Adulyadej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA