Korea e Veriut përforcon programin bërthamor

23/01/2013 03:55

Korea e Veriut ka bërë të ditur se do të zhvillojë më tej forcën e saj ushtarake dhe programin “parandalues bërthamor”, pasi OKB vendosi sanksione të reja pas lëshimit të një rakete. Ajo përjashtoi gjithashtu bisedime të mëtejshme mbi cështjet bërthamore.

Vendi do të ndërmarrë “veprime fizike” për  të përforcuar fuqinë ushtarake, bëri të ditur agjencia e lajmeve KCNA. Këshilli i Sigurisë në OKB aprovoi sanksione të reja, pas lëshimit testues të raketës në dhjetor, gjë që u cilësua si një raketë me rreze të gjatë veprimi, e ndaluar nga rezolutat e OKB-së.

Raketa, e ndarë në tre faza lëshimi, çoi një satelit në hapësirë, duke shënuar kështu testin e parë të suksesshëm të Penianit në lidhje me teknologjinë e këtij lloji. Këshilli i Sigurisë pezulloi Korenë e Veriut nga testet e raketave, në 2006 dhe 2009, pas kryerjes së testeve bërthamore.

Rezulta e OKB-së shtoi individë të rinj dhe agjencinë hapësinore të Koresë së Veriut në listën ekzistuese të sanksioneve, bënë të ditur diplomatët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA