AK: Jo mandateve nga Kuvendi

23/01/2013 22:45

Aleanca Kuqezi u shpreh kundër ndarjes së mandateve nga parlamenti dhe sipas hartës së vitit 2009. Në një dalje publike, kjo parti akuzoi kryeministrin se po përpiqet të bëjë realitet qëllimin e tij për të shkatërruar zgjedhjet e 23 qershorit.

“Miratimi i ndarjes së mandateve vetëm me votat e mazhorancës, sipas skemës së vitit 2009, bëhet për një qëllim shumë diskret. Partia-shtet është e bindur se Aleanca Kuqezi, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të fitojë maksimalisht.

Ky fakt i tremb ata pa masë dhe, me mos shtimin e mandateve, ata kërkojnë të zbehin fitoren e kuqezinjve, por ne i sigurojmë se nuk do t’ia dalin. Patëm paralajmëruar se marrëveshja mazhorancë-opozitë për kodin zgjedhor do të kishte efekte dramatike në procesin zgjedhor të 23 qershorit, por dhe për gjithë klimën parazgjedhore dhe paszgjedhore.

Aleanca Kuqezi, definitivisht, e konsideron marrëveshjen mazhorancë-opozitë për kodin zgjedhor të dështuar dhe, zbatueshmëria e kësaj marrëveshjeje, tashmë ka marrë rrugën më negative të mundshme”, tha Rezar Balla, sekretar i marrëdhënieve me publikun, AK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA