Suedezja kërkon të varrosë gjoksin e saj

22/01/2013 17:20

Një suedeze, e cila iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një gjoksi të prekur nga një tumor malinj, u rikthye në spitalin ku kreu ndërhyrjen me një kërkesë të padëgjuar më parë.

Selina Jansson, nga Jonkopingu, i kërkoi mjekëve që t’i dorëzonin pjesën e hequr të trupit të saj, për të realizuar një ceremoni të denjë mortore për të.

E pyetur për kërkesën e saj, Jansson u shpreh se nuk mund të pranonte idenë që një pjesë e trupit t’i dërgohej në qendrën e grumbullimit të mbeturinave organike për t’u shkatërruar.

Për këtë arsye, ajo ka kërkuar që gjoksi i hequr t’i rikthehet, në mënyrë që ajo ta varrosë atë me nderimet e përshtatshme.

Megjithatë, përpara se të realizojnë këtë kërkesë të pazakontë, autoritetet spitalore kanë kërkuar një opionin nga një avokat dhe nëpërmjet një deklarate u shprehën se nëse nuk do të ketë asnjë pengesë ligjore, atëherë kjo kërkesë do të pranohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA