Shpëtimi nga vdekja i 52-vjeçares
22/01/2013 00:00
Një grua 52-vjeçare humbi ndjenjat dhe u përplas mbi shinat e metrosë së Madridit duke rrezikuar seriozisht jetën.
Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, vërehet se 52-vjeçarja, krejt papritur humbet ekuilibrin e rrëzohet mbi shina. U desh ndërhyrja e shpejtë e një oficeri policie që nuk ishte në shërbim, për të shmangur tragjedinë.
Fillimisht, pasi sinjalizoi trenin në ardhje, agjenti mori në krahë 52-vjeçaren dhe e tansportoi atë në anën tjetër të stacionit. Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo u shoqërua për në spital, fatmirësisht vetëm me disa plagë të lehta të shkaktuara nga rënia.
Top Channel