Në Irlandë mund të drejtosh makinën edhe i dehur

22/01/2013 00:00

Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur u merr jetën qindra personave në një vit kalendarik në mbarë Europën, ndaj për të zvogëluar sadopak viktimat e këtij fenomeni, vendet e Kontinentit të Vjetër aplikojnë masa të ashpra ndaj kujtdo që drejton automjetin pasi e ka tepruar me alkoolin.

Por ka nga ata që shkojnë kundër rrymës. Në Irlandë përshembull, në kontenë Kerry, këshilli drejtues lokal vendosi që të lejojë drejtimin e makinës në gjendje të dehur në disa zona të kontesë.

Nisma u propozua nga këshilltari Danny Healy-Rae i cili argumentoi se në rrugët rurale të kontesë Kerry, në orët e vona të natës nuk ka trafik, ndaj kushdo mund të drejtojë automjetin e tij në gjendje të dehur në këto pjesë.

Ajo shihet gjithashtu edhe si një masë për të luftuar depresionin që kalojnë banorët e zonave rurale, që për shkak të ambientit zhvillojnë një jetë monotone.

E thënë ndryshe, në këto zona policia rrugore nuk do të penalizojë drejtuesit e mjeteve pavarësisht se në ç’gjendje janë nga alkooli, mjafton që ata të kenë vënë duart në timon e të shohin përpara.

Top Channel