Javët dhe muajt e fundit është shtuar ndjeshëm retorika nacionaliste, qoftë edhe zyrtare, që në jo pak herë përfshin si ccëështje edhe Kosovën.
Por, pavarësisht deklaratave me shumë se patriotike, dyshimi ka qenë dhe mbetet se politika këtë e perdor për motive thjesht elektorale.
Kjo u provua edhe pasditen e së martës ne Strasburg, kur Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes votoi Rezoluten “Situata ne Kosove dhe roli i Keshillit te Europes”, propozuar nga deputeti socialist suedez, Bjorn Von Sydov, e cila u votua me 115 vota pro, 11 kunder dhe 5 abstenime.
Ata që munguan të votonin ishin deputetet shqiptarë, asnjë pjesëmarrës gjatë votimit në seancë dhe as në diskutime para votimit.
Rezoluta kerkon intesifikimin e dialogut mes forcave politike në Kosovë dhe intesifikimin e luftës që lidhet me korrupsionit dhe krimin e organizuar.
Mësohet se asnjë nga deputetet e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës nuk ka udhëtuar drejt Strasbugut, ndërsa rezoluta për Kosovën ka mbetur pa lobim nga ana e Shqipërisë.
Mungesa e deputetëve shqiptarë ka nxitur reagimet e para në Tiranë. Përmes faqes së tij ne “Facebook”, deputeti Taulant Balla ka bërë përgjëgjesë kryetaren e Kuvendit për këtë mungesë.
“Jozefina Topalli eshte personi pergjegjes per kete turp te rende te Kuvendit te Shqiperise. Mungesa e deputeteve shqiptare eshte pergjegjesi direkte e saj”, shprehet Balla.
Më tej, duke komentuar këtë ngjarje Taulant Balla thotë: “Si mund te mungoje Shqiperia ne nje votim rezolute per Kosoven ne nje Asamble Parlamentare ku dihet edhe ndikimi i madh ne numra i Rusise, deputete te se ciles edhe sot votuan kunder kesaj rezolute.Vota e Shqiperise, pra votat e deputeteve shqiptare”, vijon Balla, “nuk ka vetem rendesi numerike, por ajo mbart ne vetvete edhe nje rendesi politike rajonale”.
Sipas deputetit socialist, deputetet shqiptare në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të KiE duhet të kishin bërë amendamente në tekstin e rezolutes nëe mbështetje të Kosovës, por duhet te kishin ngritur zerin fort edhe per aktin barbar te heqjes se monumentit te deshmoreve shqiptare ne Presheve nga vandalet serbe.
Top Channel