Kërcënon me pistoletë “Hello Kitty”

22/01/2013 00:00

Një vajzë 5-vjeçare në Shtetet e Bashkuara është përjashtuar
përkohësisht nga kopshti pasi “kërcënoi” disa shoqe me një pistoletë
lodër.

Ajo çka duhet të ishte një propozim i thjeshtë për lojë u kthye në një makth për një vajzë të kopshtit në Pensilvani.

Vogëlushja tërhoqi vëmendjen e edukatoreve kur tha se donte të bënte me shoqet një “luftë” me flluskat e sapunit.

Drejtuesit e kopshtit e morën shumë seriozisht deklaratën e saj, duke e cilësuar si një “kërcënim terrorist” dhe duke e përjashtuar 5-vjeçaren për 10 ditë.

Top Channel