
Një turist britanik u shndërrua në hero pas kurajos që kishte për t’u përleshur me një peshkaqen, që po i afrohej një grupi fëmijësh në plazhet e Australisë.
Paul Marshallsea, 62 vjeç nga Uellsi, tregon se si ishte duke marrë rreze dielli buzë oqeanit, kur papritur dëgjoi britmat, “Peshkaqeni, Peshkaqeni”. Kafsha, rreth 3.5 metër e gjatë, po notonte në ujëra të cekëta dhe ishte drejtuar në një zonë ku po bënin plazh një grup fëmijës.
Pa u menduar dy herë, uellsiani trim u hodh në ujë, kapi peshkaqenin prej bishti duke e tërhequr pas. Për pak minuta ai e mbajti të zënë atë, ndërsa persona të tjerë njoftuan rojen bregdetare. Njëri prej tyre do të deklaronte për mediat se “nuk këshillonin turistët që të përballeshin me peshkaqenët”, por pranoi se 62-vjeçari uellsian kishte kryer një akt të jashtëzakonshëm, ndoshta duke shmangur një tragjedi.
Top Channel