Betimi i presidentëve amerikanë

21/01/2013 17:20

Për të 74-en herë, një President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do të betohet para kombit se do të kryejë besnikërisht detyrën e presidentit të SHBA-se,dhe se do të ruaje, kujdeset dhe mbroje Kushtetuten e vendit.

Barack Obama, Presidenti i 44-te, ka pasur rastin te riprodhoje edhe pse heren e pare me disa lapsuse, nenin 2 te kushtetutes qe permban 35 fjalet e betimit.

Betim qe e ka zanafillen me 30 prill te vitit 1789, kur per here te pare ne Shtetin e Nju Jorkut, Xhorxh Uashington u zotua si president i parë i amerikanëve.

Ne fund ai shtoi: Zoti më ndihmoftë!

Teksti i betimit: Zoti me ndihmofte!

Ka një debat të vazhdueshëm se kush e tha për herë të parë dhe nëse këto fjalë janë pjesë e betimit zyrtar apo jo.

Gazeta e parë që raportoi dhe përshkroi fjalët ekzakte zyrtare të betimit te Xhorxh Uashingtonit, por dhe referencat në biografinë e presidentit të parë të amerikanëve, i meshojne idese se këto fjalë ishin në fakt një lutje personale.

Megjithëse, Kongresi i parë përshkruan qartë frazën “Zoti më ndihmoftë” në betimet mbi Aktin Juridik të vitit 1789,  për të gjithë gjykatësit amerikanë dhe kjo është e detyrueshme, në Kushtetutën Amerikane ku është përshkruar qartë teksti i betimit të Presidentit nuk jane te shkruajtura këto fjalë.

Sipas Kushtetutes, ne procesin e betimit, nuk ka të përcaktuar ndonjë libër të detyrueshëm për të qene prezent, qoftë ky liber i shenjtë.

Nga ana tjetër, betimi mbi Bibël është një traditë në Shtetet e Bashkuara, të paktën që nga shekulli 18-të. Nuk është dokumentuar se sa presidentë kanë përdorur Biblën apo kanë thënë fjalët “Zoti më ndihmoftë” në fund të betimit por permendet se Ajzenhaur, Truman dhe Nikson jane betuar në dy Bibla. Xhon Kuins Adams dhe Franklin Pirs janë betuar mbi një libër ligji. Lindon Xhonson është betuar mbi një meshar në “Air Force One”.

Disa presidentë janë betuar në biblën e betimit të Xhorxh Uashington. Nderkohe qe Barack Obama herën e shkuar u betua mbi Biblën e Linkolnit, i cili thuhet se e puthi librin e shenjtë pasi u betua mbi të.  

Ka pasur raste kur presidentet kanë vënë dorën mbi Biblën e mbyllur, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur pasazhe domethënëse në të.

Data dhe vendi i betimit

Data e inagurimit ishte fillimisht 4 marsi, 4 muaj pas dites se zgjedhjeve, por kjo u ndryshua në mesditen e 20 janarit pas Amendamentit te 20-te ne vitin 1933.

Nëse kjo datë bie e dielë, zakonisht në këtë ditë bëhet betimi privat, dhe ditën e hënë bëhet betimi zyrtar.

Vendi ku zhvillohet ceremonia është Kapitol Hill ne Uashington. i vetmi qe eshte betuar ne Federal Holl ne Nju Jork ishte presidenti Uashington.

Në vitin 1801, Tomas Xheferson u betua i pari si President në Uashington DC, pas shpalljes se Uashingtonit si kryeqytet federal.

Ne varesi te kohes, ceremonia e betimit mbahet brenda nderteses, ose jashte saj duke i lejuar mundesine miliona amerikaneve per te qene prezent ne kete moment historik.   

Kush merr pjese ne betim

Megjithëse Kushtetuta nuk e përcakton në mënyrë eksplicite se kush duhet ta drejtojë betimit, ai zakonisht drejtohet nga Kreu i Gjykatës Federale.

Presidentet ngrejnë dorën e djathtë dhe të majtën e vendosin në Bibël ose në ndonjë libër tjetër ndërkohë që betohen. Vetëm në rastin e betimit të presidentit Lindon Xhonson, betimin e ka drejtuar nje femer.

Betimi mund të bëhet në dy forma. Kushtetuta jep mundësinë që kreu i gjykatës supreme të lexojë fjalët e betimit dhe presidenti ta konfirmojë në fund duke thënë: “Betohem”. Kjo ka qenë prodecura e zakonshme deri në filimet e shekullit të 20-të.

Ndërsa forma e dytë është ajo e përsëritjes të çdo fjale nga Presidenti e cila është forma më e aplikuar.  

Disa herë kanë ndodhur lapsuse ose incidente gjatë momentit të betimit. Ndersa shpesh jane ngaterruar fjalet, incidenti më i famshem është ai i vitit 1941 kur Carls Elmore Kropli, kleriku i gjykates supreme qe mbante Biblen per betimin e trete te presidentit Ruzvelt, pasi mbaroi betimi e hodhi librin e shenjte.

Në ceremoninë e betimit përvec publikut, ftohen anëtarë të Kongresit, të gjykatës së lartë supreme, oficerë të gradave të larta ushtarake, ish-presidentë, figura te vleresuara me medaljen e nderit dhe figura të tjera të larta të kombit.

Top Channel