Rruga e lënë në mes

20/01/2013 00:00

Investimi për sistemim-asfaltimin e aksit rrugor Pogradec-Lin duket se nuk avancon prej muajsh. Punimet e nisura rreth dy vite më parë për asfaltimin e këtij aksi janë ndërprerë vazhdimisht, duke e lënë këtë segment në mëshirë të fatit.

Rruga ka një gjatësi prej 25 kilometrash dhe është pjesë e Lotit 2 të aksit Qafë Thanë-Lin-Pogradec të përuruar më herët nga kryeministri Berisha, ndërsa përgjatë saj vihen re makineritë të cilat nuk kryejnë asnjë punë.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve tregojnë se për muaj të tërë që aty nuk është parë asnjë punonjës. Puna është braktisur, ndërsa e lidhin ndërprerjen e punimeve në këtë aks rrugor me mungesën e fondeve.

Sipas tabelës, punimet pritet të përfundojnë në fillim të muajit qershor të vitit 2013, por sikurse duket edhe në pamje, deri tani janë realizuar shumë pak punime.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta