Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
U desh nisja e ndeshjeve të fazës së dytë të La Ligës që të shihnim humbjen e parë të Barcelonës se Tito Vilanovës.
Katalanasit u mposhtën 3-2 në transfertë nga skuadra e Real Sociedadit. Messi kaloi që në minutën e 7 në avantazh skuadrën e tij, ndërsa Pedro dyfishoi në minutën e 25-të. Deri këtu u duk e thjeshtë për Barcelonën, por goli i Castro-s në minutën e 41 për vendasit, ishte paralajmërimi i parë për katalanasit.
Rinisja e takimit gjen Barcelonën sërish në sulm, por ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë për Pique ndihmoi vendasit që gjejnë golin e barazimit falë një gafe të kombinuar mes Mascherano-s dhe portierit Valdes.
Minutat kalojnë dhe atëherë kur dukej se takimi do të përfundonte në barazim 2-2, vendasit shokojnë kryesuesen e La Ligas. Agerritxe gjen rrjetën në sekondat e fundit të takimit dhe thyen pathyeshmërinë e Barcelonës, që gjithë fazën e parë të kampionatit e mbylli me 18 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Pas kësaj humbje, Barcelona vazhdon të mbetet në kuotën e 55 pikëve, ndërkohë që vendi i dytë është Atletiko e Madridit me 11 pikë më pak, distancë kjo që mund të shkurtohet ndëse madrilenët fitojnë në takimin ndaj Levantes ditën e dielë.
Top Channel