Slott dhe gafa e Tudor: Ne personat pa flokë, nga prapa dukemi të gjithë njësoj…
Sydney FC poshtëroi me rezultatin tenistik 7-1 Wellington dhe protagonisti absolut i takimit ishte Alessandro Del Piero, ish-kapiteni i Juventusit që shënoi plot 4 herë në portën kundërshtare.
Në 19 vite karrierë tek bardhezinjtë, Ale nuk kishte mundur asnjëherë të shënonte katër gola në një ndeshje të vetme, edhe pse iu afrua 9 herë kësaj mundësie, pasi 9 janë ndeshjet ku Del Piero ka shënuar nga 3 gola për Juventusin.
“Në fund mora topin në shtëpi, sic ndodh gjithmonë për atë që shënon tre gola në një ndeshje. Unë shënova +1”, shkruajti në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ish-kapiteni bardhezi.
Pas kësaj fitoreje, Sydney FC braktis zonën e ftohtë të A-League duke u ngjitur në vendin e shtatë me 20 pikë, 15 pikë larg kryesuesve të Central Coast.
Top Channel