Rikthehet Bundesliga, Bajerni e nis “Ok”

19/01/2013 00:00

Pas pushimeve Bundesliga gjermane është rikthyer me ndeshjet e para për këtë vit, ku Bajerni i Mynihut fitoi 2-0 në fushën e vet përballë miqve modestë të Greuther Furth.

Golat për bavarezët e u shënuan që të dy nga kroati Mandzukic, fillimisht në minutën e 26 e më pas në të 61-ën. Në këtë takim nga minuta e 69 e deri në fund gjeti aktivizim edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Në takimet e tjera, Uolfsburgu mposhti 2-0 Shtutgartin, Bajer Leverkusen fitoi 3-1 ndaj Entrahtit të Frankfurtit, ndërsa Hofenhajm-Mynshengladbah dhe Mainz-Freiburg u mbyllën në barazim pa gola.

Pas kësaj fitoreje, Bajerni ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh nga vendi i dtytë që mbahet nga Leverkuseni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta