Real irritohet me Kakà, por s’e shet falas

19/01/2013 03:50

Kakà ka shprehur dëshirën për rikthimin te Milan, dhe Galliani ka nisur tratativat për këtë lëvizje, por cili është qendrimi i Real Madrid?

Duke ditur se braziliani është blerja e tretë më e shtrenjtë e klubit madrilen, me 67,2 milionë të shpenzuara në 2009-n, drejtuesve të Madrid nuk u ka pëlqyer dalja publike e Kakà në favor të rikthimit në Milano.

Është e vërtetë që Mourinho u kishte dhënë 2 ditë pushim lojtarëve, teksa Sergio Ramos kishte shkuar në Sevija, Xabi Alonso në Londër, por të gjithë kishin marrë urdhra nga klubi “asnjë intervistë pa autorizim”. Fotoja e Kakà me Robinho-n në një restorant dhe deklaratat e brazilianit kanë nervozuar Real-in.

Raportet lojtar klub duken se janë përkeqësuar, sidomos pas daljes me kartont ë kuq në ndeshjen ndaj Osasuna-s, por dihet nga më herët se projekti Mourinho nuk e përfshinte brazilianin, kështu që në Madrid nuk kanë asgjë kundër shitjes së mesfushorit, por nuk duan ta japin si dhuratë.

Largimi i tij bëhet mbi të gjitha, duke qenë se pas një viti e gjysmë do të ndryshojë ligji i taksimit në Spanjë, që nënkupton se vec 10 milionë eurove, që Kakà merr neto, 2,3 milionë shkojnë për taksa aktualisht. Më vonë, Reali do të duhet të derdhë plot 5,2 milionë në emër të këtij lojtari.

Vitin e kaluar presidenti Perez kërkoi 25 milionë për të, por tani është e kuptueshme se çmimi ka rënë akoma më shumë, duke qenë se lojtari më shumë ka qëndruar në pankinë se sa në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA