Rama në Kroaci, takime për detajimin e programit të Rilindjes
19/01/2013 00:00
Kryesocialisti Edi Rama ka vizituar Zagrebin ku ka zhvilluar një takim
me Institutin e Financave Publike, me të cilin do të bashkëpunohet për
detajimin e programit të Rilindjes Kombëtare.
“Është faza e thithjes së ekspertizës ndërkombëtare për të forcuar linjat bazë me detaje që e bëjnë programin instrument qeverisës”, shkruan Rama në faqen e tij zyrtare Twitter.
Kreu i opozitës ka zhvilluar një takim edhe me Ministren e Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusic, për të cilën ka biseduar për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
“Folëm për standartet e zgjedhjeve dhe rolin që i takon Europës”, ka deklaruar Rama në Twitter.
Top Channel