Kush preket më shumë nga astma

19/01/2013 00:00

Një studim i kryer nga ekspertët e Universitetit të Goteborgut dhe i
publikuar në një revistë shkencore ka renditur profesionet që mund të
shkaktojnë astmën tek njeriu, mes të cilëve kryeson ai i parukieres.

Sipas studimit, lista vazhdon me hidraulikun, bojaxhiun, estetisten, si dhe njerëzit që punojnë në spitale, në industrinë ushqimore dhe atë të duhanit.

Motivi, sipas studimit të publikuar në revistën “Annals of Occupational Hygiene”, është ekspozimi i tepërt i punëtorëve ndaj substancave kimike që janë të dëmshme për shëndetin.

Top Channel