Bundesliga, “çmenden” Schalke e Hannover, 5-4

19/01/2013 04:15

Kryesuesit e Ligue 1 janë bllokuar në një barazim pa gola ndaj Evian-it: Ancelotti mund të rikthehet në krye të renditjes, nëse arrin të fitojë ndaj Bordeaux, të dielën, duke qenë se ndodhen 3 pikë pas Lionit.

Ndërkohë, Bundesliga rinis me një spektakël golash në “Gelsenkirchen”, plot 9 të tillë, në ndeshjen Schalke-Hannover, që përfundoi me fitoren e vendasve 5-4.

Ishte takimi i parë për fazën e dytë, apo për javën e 18-të të kampionatit gjerman. Vendasit kalojnë në avantazh në të 44’-tën, me Farfan, ndërsa në pjesën e dytë ndodh “çmenduria”.

Në fillim dyfishojnë vendasit, me Draxler (49’). Në harkun e 5 minutave, Hannover vendos gjithçka në ekuilibër, pikërisht me Pinto-n në të 55’-tën dhe Huszti në të 60’-n.

Rivendos sërish diktatin Schalke, në fillim me Hoger (64’) dhe më pas me Marica (67’), një avantazh në dukje i sigurt, por Huszti rihap gjithçka pas vetëm 1 minute.

Gjithsesi, vendasit shënojnë me Holtby-n golin e 5-të (5-3) dhe vetëm në minutat shtesë (91’) Diouf shkurton distancën në 5-4.

Në klasifikim, Schalke ngjitet në vendin e 6-të me 28 pikë, 2 më pak nga vendi i tretë, që vlen një vend në Champions League. Hannover mbetet në kuotën e 23 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA