Lance Armstrong ka vënë në diskutim faktin nëse e meriton dënimin “me vdekje”, që e ka përjashtuar atë nga të gjitha sportet, për shkak se përdori substanca të ndaluara.
Ish-çiklisti ka krahasuar pezullimin e përjetshëm të tij me ato 6-mujorshet e dhëna ndaj të tjerëve, që janë kapur me doping.
Në pjesën e dytë të intervistës së tij me Oprah Winfrey, 41-vjeçari tha: “E meritoja ndëshkimin, por nuk jam i sigurt nëse meritoj të dënohem me vdekje. Do ta adhuroja një tjetër mundësi për të garuar, por nuk jam këtu për këtë gjë”.
Në pjesën e parë të intervistës së tij, amerikani i dha fund mohimeve disa vjeçare, duke pranuar përdorimin e substancave të ndaluara përgjatë të 7-të Tureve të Francës, të fituara prej tij.
Ndërsa në pjesën e dytë, në të cilën edhe u përlot, pasi diskutoi impaktin e gjithçka ka ndodhur së fundi në familjen e tij, ai zbuloi se:
1- kërkon heqjen e pezullimit të përjetshëm nga sportet, por pranon se nuk ka gjasa të ndodhë.
2- ai ndihet i nënçmuar, i poshtëruar dhe i turpëruar për veprimet e tij
3- momenti “më përulës” ishte kur iu kërkua të tërhiqej nga sporti, nga fondacioni Livestrong kundër kancerit
4- në një momet i rrëfeu të birit gjithçka dhe i tha “mos më mbro më”.
5- veprimet e tij kanë “shkatërruar” nënën e tij
6- largimi i sponsorave e ka goditur shumë
Në lidhje me dëshirën e tij për t’u rikthyer në sport, Armstrong tha se nuk synon të marrë pjesë sërish në Turin e Francës, por shtoi: “Nëse më pyesni a do të doja të garoja sërish, përgjigja është ‘po’, sepse unë jam një person kompetitiv. Kjo është çfarë kam bërë gjatë gjithë jetës time. Dua të garoj në çdo moment”.
Top Channel