Subjekti politik Aleanca Kuqezi ka publikuar të shtunën platformën që do të zbatojë për rritjen e pensioneve.
“Do ndryshojmë skemën dhe indeksin e pensioneve. Mbi 84 për qind e popullsisë marrin pension fshati, ne do rrisim disa herë dyshemenë e pensioneve”, ka deklaruar AK.
Drejtuesit e saj kanë bërë gjithashtu të ditur se, kur të vijnë në pushtet pronat e kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij do t’i shndërrojnë në azile për të moshuarit.
Më tej AK ka denoncuar faktin, sipas saj, që pensionisti shqiptar merr 4 herë më pak se të burgosurit që punojnë në Evropë.
Gjithashtu, grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka akuzuar dy partitë e mëdha, PD dhe PS, se kanë diskriminuar pensionistët për 23 vjet.
“Vetëm Greqia i jepte një pjese të kësaj kategorie 380 euro pa punuar”, kanë thënë më tej drejtuesit e Aleancës Kuqezi.
Top Channel