Xhakartë, përmbytjet shkaktojnë 11 të vdekur

18/01/2013 00:00

Përmbytjet e mëdha të kësaj jave në Xhakartë kanë marrë 11 jetë
njerëzish kanë detyruar mijëra të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre dhe
e kanë paralizuar tërësisht jetën në kryeqytetin indonezian.

Por mbi te gjitha, e keqja me e madhe duket se nuk ka kaluar sepse autoritetet paralajmerojne per te tjera vershime masive uji.

Pasoje e shirave me te dendur se zakonisht te musoneve, ujrat e permbytjes, qe ne shume raste marrin me vete edhe mbeturina e inerte, kane mbuluar zemren financiare te qytetit kanë cuar ne mbylljen e zyrave dhe shkollave e kane hyre edhe ne pallatin presidencial. Gati 95.000 vete ne pjese te ndryshme te xhakartes jane prekur prej tyre dhe autoritetet jane detyruar te shpallin gjendjen e jashtezakonshme per te lejuar perdorimin e fondeve kombetare apo dhe burimesh te tjera financiare. 20.000 vete jane shperngulur nga zonat e prekura me rende per ne vende te tjera pune të sigurta.

Janari tradicionalisht muaji me reshje me te medha per Xhakarten. Por rajonet e uleta te kryeqendres politike dhe ekonomike te vendit me te madh te Azise Juglindore kane prballur qe prej dites se marte me nje sasi reshjesh qe zakonisht regjistrohet per te gjithe muajin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB