Turqi, në pranga 85 terroristë

18/01/2013 15:25

Disa dhjetëra persona, përfshi 15 avokatë me lidhje të dyshimta me një grup të jashtëligjshëm markist u arrestuan të premten në një operacion madhor të policisë turke.

Njësi speciale përdorën helikopterë, për të realizuar disa prej arrestimeve në Stamboll, Ankara, Izmir dhe disa qytete të tjera më të vogla.

Të arrestuarit besohet se janë pjesë e Frontit Popullor Çlirimtaro-Revolucionar, i konsideruar i jashtëligjshëm që prej një serie sulmesh në Turqi në vitet 1970.

Organizata konsiderohet si terroriste në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të përditshmes më të madhe turke “Hurriyet”, është 85 numri i saktë i të arrestuarve, përfshi 15 avokatë që punonin për një kompani ligjore në Stamboll, e njohur për mbrojtjen që i ka bërë disa radikalëve të majtë.

Sipas gazetës, mbi të prangosurit rëndojnë akuzat e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste dhe e transferimit të udhëzimeve, në kundërshtim me ligjin, nga udhëheqësit e burgosur të grupimit, tek militantë të ndryshëm të shpëndarë në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA