Treni përplas automjetin, rëndë i riu

18/01/2013 19:25

Një i ri ndodhet në spitalin e Shkodrës duke luftuar për jetën e tij, pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas nga treni i linjës Tiranë-Shkodër në vendin e njohur si mbikalimi i Jubanit.

25-vjeçari Elvis Selimi, drejtuesi i një automjeti “Golf”, mbeti i plagosur rëndë pasi u përfshi në këtë aksident të ndodhur në rrethana të paqarta.

Aktualisht, forcat e rendit janë duke hetuar se përse automjeti ndodhej mbi shina në momentin e kalimit të trenit dhe nëse ky aksident lidhet me një gabim njerëzor.

Ky është aksidenti i dytë në të cilin treni përplaset me një automjet në dy javët e fundit. Në datën 6 janar, një vëlla dhe një motër, të cilët udhëtonin me makinën e tyre u goditen nga treni ne levizje duke kaluar një rrugë në periferi të Tiranës.

Si rrjedhojë e këtij aksidenti, 20-vjeçarja Kristiana Ndoshi humbi jetën ndërsa Ford Ndosha mbeti i plagosur.

Një tjetër faktor që duket se ka kontribuar në aksidentet e shkaktuara është edhe gjendja e mjeruar e hekurudhave shqiptare si dhe mungesa e sinjalistikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA