Sulmohet me acid ylli i baletit rus

18/01/2013 16:15

Drejtori artistik i teatrit të famshem rus Balshoi, Sergei Filin, po trajtohet në një spital të Moskës për plagët e rënda të marra në fytyrë nga një sulm me acid.

Agresori mbante maskë, ndaj nuk është identifikuar. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të Moskës, në kohën kur Filin, një yll i baletit, fitues i një sërë çmimesh per performancen e tij në skenë, po shkonte për në shtëpi.

Mjekët po përpiqen t`i shpëtojnë shikimin ndërsa sipas agjensisë së lajmeve “Interfax”, ka shumë mundësi që Filin të dërgohet për kurim të specializuar në një klinikë jashtë Rusisë.

Sipas një zëdhënësi të teatrit, 42-vjeçari kishte disa muaj që merrte kercenime te vazhdueshme. Dyshohet se Filin është bere viktime e konflikteve te brendeshme mes grupeve te ndryshme te balerineve ne “Balshoi”.

Nga deklarata e leshuar prej drejtuesve te teatrit rezulton se agresori e ka thirrur Filinin ne momentin qe po i afrohej hyrjes ne bllokun e apartamenteve ku banonte, e pas kesaj, i ka hedhur acid ne fytyre.

Nje roje parkingu qe ndodhej aty ne momentin e sulmit i ka dhene ndihmen e pare. Drejtori ekzekutiv i “Balshoi”-t, Anatoly Iksanov, tha per Televizionin Shteteror Rus se Filin eshte nje njeri qe nuk ben kompromise ne profesion.

Nese nje balerin nuk eshte gati per nje rol te caktuar apo thjesht nuk eshte ne lartesine  e duhur, ai nuk e lejon ta marre ate rol, shpjegon Iksanov.

Tensionet ne Balshoi per shkak te programit artistik jane raportuar gjeresisht ne median ruse. Dy yje te baletit, Natalia Osipova dhe Ivan Vasiliev dhane doreheqjen ne 2011-n ne shenje proteste ndaj repertorit te ri te teatrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA