Pavarësia e Shqipërisë, Puto vjen me një ribotim
18/01/2013 00:00
Në ribotimin e veprës historike “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia europiane”, të Arben Putos sillen fakte dhe interpretime të reja.
Ky libër është botuar për herë të parë gjatë periudhës së diktaturës, në vitin 1978. Vetë autori shprehet se në këtë botim të dytë të lidhur me periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është fokusuar me tepër tek Konferenca e Ambasadorëve dhe formimi i shtetit të parë shqiptar.
Ky botim i profesor Putos vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si një detyrim moral që vetë autori ndjente për ta risjellë për lexuesit.
Studiues dhe personalitete të njohura të fushës ishin të pranishëm në promovimin e këtij libri.
Top Channel