Obama: Një Britani të fortë, në BE-në e fortë

18/01/2013 05:12

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se kërkon “një Mbretëri të Bashkuar mëse të fortë në një Bashkim Europian, gjithashtu të fuqishëm”.

Ky është mesazhi, që vet presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar, përmes një telefonate, kryeministrit britanik, David Cameron.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë. Më tej, Obama ka theksuar se “aleanca e fortë me Britaninë duhet të vazhdojë”.

Gjatë ditëve të fundit, kryeministri i Britanisë ka kërcënuar me daljen e tyre nga Bashkimi Europian, për shkak të krizës financiare që kaloi kjo e fundit.

Madje, ai do të dilte në një konferencë, ku do të fliste pikërisht për këtë cështje, por që e ka shtyrë për më vonë, duke qenë se ishte i interesuar paraprakisht për viktimat britanik, mes pengjeve të marra në Algjeri.

Islamikët e lidhur me Al-Qaeda-n kanë sulmuar një impiant gazi në Algjeri dhe morën disa pengje, ku të punësuar kishte disa britanikë dhe të tjerë punonjës të huaj, nga ku u mësua se 35 prej tyre humbën jetën, ashtu sikurse dhe 15 prej pengmarrësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA