Nis rrokada në Prokurori
18/01/2013 00:00
Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur rrokada e ndryshimeve në
Prokurorinë e Tiranës. Kreu i akuzës shqiptare, Adriatik Llalla ka
emëruar të premten në krye të njësisë Task-Forcë në prokurorinë e
kryeqytetit, Gentian Trenova, i cili zëvendëson në këtë post Dritan
Rreshkën.
Ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë për arsye familjare. Gentian Trenova, pas mbarimit të shkollës së Magjistraturës, u emërua si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë Ervjola Stoja është emëruar zëvendësshefe në prokurorinë e Tiranës. Deri më tani ajo ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të njëjtin pozicion do të mbajnë edhe Shpëtim Kurti, Petrit Fusha dhe Erjon Pano.
Top Channel