Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
Milani pranon zyrtarisht interesimin e tij për të risjellë në San Siro Kakanë. Vetë administratori i deleguar i kuqezinjëve, Adriano Galliani pohoi një fakt të tillë para mediave duke pranuar se janë në fazë bisedimesh me Realin.
“Ka bisedime për Kakanë, ndërkohë që nuk ka asnjë mundësi që në Milano të vijë Balotelli. Kaka do të vijë nëse të trija palët bien dakort, ne, Reali dhe vetë lojtari. Problem mbetet paga e futbollistit që nuk përputhet me realitetin e futbollit në Itali, kështu që duhen gjetur zgjidhje të tjera”, tha Galliani.
Sa për Balotellin, Galliani pranoi se në dyert e kuqezinjëve kanë trokitur përfaqësues të Manchester City, por oferta e tyre për të shitur kartonin, ishte shumë e lartë. Galliani mohoi gjithashtu edhe zërat për mbërritjen e Mourinho-s në stolin e Milanit duke i quajtur ato si “ultra-fantazi”.
Top Channel