Lorenco: Mosha, avantazhi i vetëm ndaj Rossit

18/01/2013 21:00

Kampioni i botës në fuqi në MotoGP, Jorge Lorenzo, beson se konkurrenti i tij më i rrezikshëm për sezonin e ardhshëm ndodhet brenda skuadra, pikërisht shoku i tij i ri, shtatë herë kampioni i “klasit mbretëreshë”, Valentino Rossi.

Në një intervistë të publikuar të premten në shtypin spanjoll, 25-vjeçari i vlerësoi aftësitë e tij si të barabarta me ato të “Doktorit”, ndaj të cilit gjykon se ka një avantazh të vetëm, atë të moshës.

“Në motoçkliziëm ka gjithmonë një presion të madh midis dy shokëve të skuadrës, që kanë të njëjtin motor dhe duan të jenë të parët brenda skuadrës. Unë dhe Valentino jemi të dy kampionë, tepër ambiciozë, por besoj që raporti ynë do të jetë më i mirë se sa në të shkuarën”, deklaroi Lorenzo.

“Unë kam një respekt të madh për Rossin (33 vjeç), i cili ka fituar shumë në karrierë. Nuk ka asnjë pikë të dobët, mbase me përjashtim të moshës, pasi bëhet e vështirë që të ruash gjithmonë të njëjtin motivim dhe forcë fizike. Këtë problem e kanë të gjithë me kalimin e kohës, por kam të qartë se nëse nuk do të përmirësohem, do ta kem të vështirë të fitoj përsëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA