Kinë, rritja ekonomike më e ulët në 13 vite

18/01/2013 04:56

Produkti i Brendshëm Bruto, matësi kryesor i rritjes, është rritur me 7,8% gjatë 2012-s, por ka patur një ulje në krahasim me 9,3% të vitit 2011.

Gjithsesi, masat e qeverisë për të nxitur rritjen kanë nisur të funksionojnë, duke qenë se ka patur një rritje gjatë 3-mujorit të fundit.

Stabiliteti ekonomik shihet si jetësor për Kinën, ndërkohë që liderët e rinj të vendit synojnë të rrisin standardet e jetesës.

Analistët thanë se përmirësimi i ekonomisë gjatë 3 muajve të fundit të 2012-s, ku rritja shkoi në 7,9%, nga 7,4% që ishte 3-mujorshin e tretë, do të ndihmojë për të lehtësuar disa probleme.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se planet e shpenzimeve të qeverisë, që i dhanë një shtysë ekonomisë, do të zbehen gjatë 2013-s, dhe se Kina do të jetë sërish e prekshme nga impakti i goditjeve të jashtme, si në SHBA apo Europë.

Rajiv Biswas tha për BBC se ditët e rritjes “tmerrësisht” të shpejtë të Kinës duken drejt fundit, pasi ajo kaloi nga një vend me të ardhura të ulta në një vend me të ardhura të mesme.

“Për 30 vjet, Kina u rrit mesatarisht 10%, por ekonomia kineze është ende në tranzicion”, shpjegoi ai. “Ata kanë një popullsi drejt plakjes dhe një rënie të marzhit të produktivitetit të kapitalit. Këto janë tendenca afatgjata, gjë që nënkupton se ata nuk do të rriten gjithmonë me 10%”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA