Ishujt Kajman, jo më parajsë fiskale

18/01/2013 00:00

Të ashtuquajturat “parajsa fiskale” ku të pasurit strehojnë paratë e tyre pa u kërkuar njeri llogaris se qysh e tek i bënë këto para, janë gjithnjë e në zhdukje në botë.

Drejt këtij shndërrimi po shkojnë edhe Ishujt Kajman ku po diskutohet një reformë që do t’i japë fund “shenjtësisë së sekretit” e do të bëjë publike emrat e të gjithë kompanive, organizatave apo personave që fshehin në bankat e këtij vendi paratë e tyre.

Kështu të paktën shkruan “Financial Times”, sipas të cilës autoritetet lokale të ishujve që ndodhen nën kurorën e Britanisë së Madhe, po hartojnë regjistrat dixhitalë me emrat e klientëve milionerë.

Ishujt premtojnë më shumë transparencë karshi sistemit të vet bankar, ndërkohë që masa të ngjashme, por ndoshta jo kaq drastike janë marrë edhe në Zvicër nga banka të vecanta, sic ishte rasti i UBS e cila e vënë nën presion i dorëzoi SHBA listën me klientët e saj nga ky vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB