Federal Reserve mund të ketë nënvlerësuar hijen e krizës financiare globale në vitin 2007, tregon një dokument i transkriptuar gjatë atij viti.
Dokumenti në fjalë sugjeron se guverantori i FED, Ben Bernanke donte të tregohej i kujdesshëm dhe jo të hapte panik në tregje përmes deklaratave.
Ai tha në dhjetor të atij viti se nuk priste që të verifikohej një paaftësi paguese mes institucioneve të mëdha financiare. Megjithatë, shumë banka amerikane dhe kompani të tjera financiare u shpëtuan nga falimentimi në vitin 2008.
Me shumicën e huadhënësve që zbulonin humbjet miliarda dollarëshe për shkak të kredive të këqija, si dhe rrënimin e tregut amerikan të shtëpive, bankave si “Bear Stearns” iu desh ndihma e shtetit përballë shitjes për një vlerë qesharake.
Ndërsa banka tjetër “Lehman Brothers” u mbyll së fundmi. Në vitin 2008, qeverisë së Shteteve të Bashkuara iu desh gjithashtu të “nxirrte nga balta” agjencitë federale të hipotekave si “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”.
Edhe pse kriza financiare nisi në SHBA si pasojë e rënies së ndjeshme të tregut të brendshëm, ajo u përhap me shpejtësi nëpër botë dhe borxhet amerikane u shitën tek banka dhe institucione të tjera financiare në mbarë botën.
Dokumenti i publikuar i Fed që daton në vitin 2007, sugjeron gjithashtu se edhe sekretari aktual i Thesarit, Timothy Geithner nënvlerësoi krizën.
Zoti Geithner, që në atë kohë ishte president i Federal Reserve Bank të Nju Jorkut, tha në gusht të atij viti se: “Nuk kemi të dhëna që institucionet e mëdha financiare po përballen me mungesë fondesh”.
Top Channel