Bushati në krye të Vllaznisë

18/01/2013 00:00

Artan Bushati është trajneri i ri i Vllaznisë. Ish-trajneri i skuadrës kombëtare U21 do të drejtojë shkodranët për 18 muajt e ardhshëm.

Ai zëvendëson në këtë post Shpëtim Duron, i larguar për shkak të paraqitjes së dobët të skuadrës në këtë sezon. Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e tetë në klasifikimin e Superligës me 17 pikë, 16 pikë më pak se sa Skëndërbeu kryesues, ndërkohë që nga Kupa u eleminua nga Shkumbini i Peqinit para fazës së grupeve.

Kjo nuk është hera e parë që Bushati drejton një skuadër të Superligës. Më parë ai ka drejtuar skuadrën e Elbasanit me të cilën siguroi titullin e nënkampionit, një vit para se elbasanasit të shpalleshin kampionë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta