Biden, tur të gjatë në Evropë

18/01/2013 21:25

Në fillim të shkurtit, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara do të nisë një tur të gjatë në konfinentin e vjetër, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Sipas një njoftimi për shtyp, të cilit i referohen mediat amerikane, Biden do të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Në Berlin, Biden do të takojë kancelaren Angela Merkel, në Paris presidentin Francois Holande dhe disa anëtarë të qeverisë, ndërsa në Londër kryeministrin Cameron dhe zëvendësin Nick Clegg.

Shtëpia e Bardhë ka preferuar të bëjë me dije se në këto takime numri dy i saj do të trajtojë çështje bilaterale, rajonale dhe globale.

Në media thuhet se vizita bëhet për të parë nivelin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me evropianët, pak kohë pasi presidenti Barack Obama siguroi mandatin e dytë qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA