Koorpotata Mediatike Britanike “BBC” dënoncoi të premten një masakër të ndodhur në Sirinë qendrore, në një fshat pranë qytetit të Homsit.
Një skuadër gazetarësh vizitoi fshatin e Havasijës, ku të paktën 100 persona u vranë dhe u dogjën brenda banesave të tyre në datat 15-16 janar.
Ushtarët që eskortuan ekipin britanik deri në vendngjarje fajësuan frontin islamik rebel të “Al-Nusrës” për këtë makabritet. Një banore e mbijetuar mbështeti gjithashtu këtë pretendim.
Megjithatë, një tjetër banore e mbijetuar tha se ishin njësitë famëkeqe paraushtarake të “Shabihës” ato që kryen masakrën dhe se disa ushtarë të rregullt u kanë kërkuar falje.
Aktualisht, nuk mund të përcaktohet se cilët ishin autorët e kësaj masakre.
Ishin burime të kryengritësve ata që informuan ekipin e “BBC”-së për atë që kishte ndodhur në Havasija, ndërsa ushtria informoi se të gjithë trupat ishin larguar nga fshati, por ekipi i reporterëve arriti të gjente disa dhjetëra kufoma, shumë prej të cilave të karbonizuara ose të dëmtuara në një shkallë të tillë sa identifikimi bëhej i pamundur me sy të lirë.
Duket se shumica e vdekjeve u shkaktuan nga breshëritë e mitralozëve dhe armëve të tjera automatike, me dhjetëra shenja plumbash në çdo shtëpi.
Pas masakrës, autorët e këtij krimi të përbuzshëm i vunë flakën disa banesave në përpjekje për të fshehur gjurmët.
“BBC” konfirmoi se midis të vdekurve, kishte edhe gra e fëmijë.
Disa të mbijetuar, i thanë reporterëve se masakra i ka marrë jetën të paktën 100 personave.
Homsi eshte krahina me bilancin me te larte te viktimave, ne luften civile siriane, e cila i ka marre jeten deri me tani mbi 60 mije personave dhe ka shperngulur nga banesat kater milione te tjere.
Top Channel