Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, humb jetën një person, shkaku dyshohet të jetë rrjedhja e gazit
Prej muajsh republikanët në Kongresin amerikan janë të përçarë, përçarje që kulmin e arriti gjatë votimit të ligjit për mosrritjen e taksave, që shmangu atë që analistët e quajtën “gremina fiskale”.
“Greminë fiskale” u quajt efekti që do të pasonte në ekonominë amerikane, rritja e taksave dhe ulja e shpenzimeve të qeverisë, që sipas ekspertëve do të zhyste më thellë në krizë ekonominë më të madhe në botë.
Paketa fiskale e propozuar nga Obama e që u votua në ditën e parë të këtij viti, shmangu këtë efekt. Kalimi i saj në Kongres nuk mund të bëhej pa vota nga republikanët që në Dhomën e Përfaqësuesve kanë mazhorancën.
Disa prej kongresmenëve dhanë votën pro për paktin fiskal, por kjo votë pro rezultoi me përçarje të thellë. Ata u ndanë në dy kampe kryesore, pro dhe kundër. Të fundit akuzuan të parët se po mbështesnin Obamën dhe politikat e gabuara ekonomike të tij.
Për t’i dhënë fund kësaj përçarjes, republikanët dio të mblidhen në Williamsburg për dy ditë me radhë pa praninë e mediave në një kongres që synon rikthimin e unitetit para se të propozohet për miratim në Kongresin amerikan, ligji i Obamas për rritjen e tavanit të borxhit.
Kjo është deklarata e plotë e Ambasades Amerikane ne Tirane:
“Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike. Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit”.
Top Channel